Report TV

Published on: 14 Jan 2017   

Download :



Description :

TIRANË- Për herë të parë në Shqipëri, pacientët me dëmtime të shtyllës kurrizore do të mund të përfitojnë proteza falas. Ky shërbim ka filluar të ofrohet prej dy javësh në Spitalin Universitar të Traumës, ku janë realizuar me sukses të plotë edhe pesë ndërhyrjet e para.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte në mjediset e spitalit ku takoi nga afër dy prej pacientëve që kanë realizuar ndërhyrjet. “Janë 300 milionë lekë në vit që janë investuar për këtë qëllim të shërbimi i Neurokirurgjisë në SUT", u shpreh ndër të tjera Beqaj, duke theksuar se, “bashkë me 400 milionë tek Trauma dhe 500 milionë te shërbimi Universitar i Ortopedisë, domethënë 1.2 miliardë vetëm në këtë spital, që është Qendra Kombëtare e Traumës së vendit financojmë këtë vit protezat. Dhe është pjesë e financimit prej 1.8 miliardë që është në gjithë vendin”.

Ministri Beqaj tha se kjo është një ndihmë jo vetëm për pacientët por edhe për mjekët pasi ju jep mundësi atyre të shprehin më të mirën në profesionin e tyre.